Flori i ulet në gjunj dhe i këndon fanses me aftësi të veçanta (Foto)

PUBLIKUAR

flori

Ylli i muzikës moderne shqitpare, Flori Mumajesi, ka vazhduar të tregojë edhe një herë arsyen pse është një prej artistëve më të mirë aktualisht në skenën tonë.

Flori mbrëmjen e të enjtës performoi në një nga klubet në Pejë, ku ai mbajti një performancë për publikun pejan.

I njohur tashmë për sensacionin e të bërit me drita nga hiti “Tabojamedrita”, Flori ka pasur pritje të ngrohtë edhe në Pejë.

Por, ai u befasua në Pejë, pasi në radhë duke pritur për të kishte edhe persona me aftësi të veçanta, e një prej tyre ishte një fanse pikërisht nga qyteti i Pejës.

Flori për një moment ndali performancën e tij dhe u ul në gjunj për të performuar “acapella” për këtë fansen, e cila në pamje të parë në fytyrë tregoi kënaqësinë që një ëndërr për të u bë realitet.

Flori ndryshe po vazhdon turneun e tij mbarshqiptar, pas sukseseve me këngët “Tabojamedrita” dhe “Ke”.

flori1

SHIKO MË SHUMË

Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë – kam marr informacione ekstra

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Edisës gjatë emisionit “Fan Club”,...

Nora Istrefi rikthehet me EP, sjell duetin e shumëpritur me Sinan Vllasaliun

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun duke publikuar Ep-in, i cili përbëhet...

Gjyste Vulaj me fjalë të ndjera për Brikenën: “Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim...