Genc Prelvukaj: Akoma nuk është vonë për një lidhje të re

PUBLIKUAR

1926259-10203093295507300-2419959435286874999-o

Genc Prelvukaj edhe përkundër përfshirjes në politikë nuk i është ndarë aspak pasionit të tij për muzikën. Së bashku me partnerin e tij të grupit shumë shpejtë do të vinë në një bashkëpunim me Sheila Haxhirajn e X Factor ku kanë përfunduar edhe videoklipin e këngës.

”Jemi duke përfunduar videoklipin me Sheilën”, thekson Genci i cili në një rrëfim të shkurtë për gazetën tonë tregon edhe detaje mbi jetën private duke hedhur poshtë edhe fjalët që thuhen tash e një kohë se Genci nuk martohet për shkak të premtimit që i ka dhënë ish gruas së tij se pas divorcit nuk do të martohet asnjëherë.

”Sa i përket lidhjeve nuk kam deklaruar ndonjë pasi që nuk ka pasur dicka më të thellë dhe më serioze, dhe ajo që thuhet për premtimin padyshim që është e pasaktë dhe thashethem, përndryshe nëse gjej personin e duhur do të hyj në një lidhje pa problem”, tregon Genci, i cili thotë se akoma nuk është vonë për një lidhje të re.
”Nuk e përcaktoj unë paraprakisht kohën, por nëse e takoj personin e duhur as nuk është herët e as vonë për të bërë dicka më shumë”, shton më tej Prelvukaj i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për asambleist në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga rradhët e PDK-së, ndërsa ka kohë që punon si këshilltar i ministrit të kulturës, Memli Krasniqit.

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...