Rita Ora e thyer pas ndarjes nga Calvin Harris

PUBLIKUAR

20140809170022577600

Për ish të dashurin e saj, DJ-në skocez ka thënë se ai është një njeri i mrekullueshëm të cilin vazhdon ta adhurojë

Këngëtarja dhe aktorja britanike me origjinë shqiptare edhe pse karriera po i ec për mrekulli, kohët e fundit nuk po ndjehet mirë.

Shkak i kësaj është ndarja nga Calvin Harrisi, me të cilin ishte në lidhje për rreth 1 viti.

“Më duhet të jem e sinqertë dhe t’ju them se nuk po ndjehem aspak mirë”, ka deklaruar këngëtarja për revistën “Glamour”, dhe ka shtuar se po mbahet më mirë se që kishte menduar.

20140809165336668

Për ish të dashurin e saj, DJ-në skocez ka thënë se ai është një njeri i mrekullueshëm të cilin vazhdon ta adhurojë. Rita mendon se ndarja ka ndodhur jo vetëm për shkak të atyre dyve por edhe për shkak të angazhimeve që i kanë pasur, dhe si rrjedhojë vazhdimisht kanë qenë larg njëri tjetrit.

Ajo hapur e ka shprehur zhgënjimin që lidhja e tyre nuk ka funksionuar.

“Gjithmonë kam menduar se diçka që dëshiron me shpirt, atë edhe e realizon. Prandaj ndarja më ka ardhur si një dush i ftohtë”, ka rrëfyer këngëtarja të cilës tashmë i është dhënë rasti që të tregohet edhe si aktore në filmin “Fifty Shades Of Gray”, e që pritet të shfaqet vitin e ardhshëm.

Rita në këtë film do ta luajë motrën e kryepersonazhit. E, që është krenare që është pjesë e filmit më të përfolur viteve të fundit, e ka treguar edhe me fotografinë e bërë në sheshxhirim, e që e ka postuar më pas në Instagram. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...