Vazhdojnë koncertet verore në sheshin “Zahir Pajaziti”

PUBLIKUAR

20140808193450208600

“Qamili i Vogël” dhe Shoqata e Rapsodëve të Kosovës “Hivzi Sylejmani” sonte performojnë në sheshin “Zahir Pajaziti”

Në kuadër të aktiviteteve kulturore të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, janë duke organizuar koncerte verore në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sonte (e shtunë) do të paraqiten SH.K.A “Qamili i Vogël” dhe Shoqata e Rapsodëve të Kosovës “Hivzi Sylejmani”.

Koncertet do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme. Me 15 dhe 22 gusht do të performojnë “Sofra e Tiranës”, “Nezafete Shala”, “Oda”, Majestic – Nita Latifi, etj.

Ndërsa, mbrëmë kanë performuar grupet “The Hithat” dhe “Haliband”.

Të gjitha koncertet po të mbahen në sheshin “Zahir Pajaziti” me fillim në 20:30, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...