Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen e re për bursat e mobilitetit, përmes së cilave synohet të mbulohen një pjesë e shpenzimeve të udhëtimit të studentëve drejt fakulteteve.

Sipas Kurtit, mbështetja mujore do të jetë 30 euro për distancat deri në 20 kilometra, 50 euro për distancat nga 21 deri në 50 kilometra dhe 70 euro për distancat mbi 50 kilometra.

Kurti ka bërë të ditur se në vitin e kaluar akademik nga kjo skemë kanë përfituar 8 mijë e 362 studentë, me një vlerë të përgjithshme prej 2.9 milionë eurosh.

Për bursat mund të aplikojnë studentët e rregullt të nivelit bachelor në institucionet e akredituara publike dhe private në Kosovë, përfshirë aplikuesit e rinj dhe përfituesit e mëparshëm. /Gazeta Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...