Prokuroria kërkon paraburgim për 65-vjeçarin, nuk thotë nëse ai dyshohet për vrasje të dyfishtë në Demiraj të Gjilanit

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore e Gjilanit po kërkon paraburgim për 65-vjeçarit me inicialet B.D., i arrestuar për vrasje të rëndë, pasi djali i tij 27-vjeçar u gjet i vdekur së bashku me vajzën e tij tremuajshe në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Prokuroria thotë se ka ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme” për zbardhjen e rastit, por nuk ka thënë nëse 65-vjeçari dyshohet për vrasje të dyfishtë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, njofton opinionin publik se me datën 01.11.2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit nga Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeq) dhe D. D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D është ndaluar për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria tha se kërkesën për paraburgim ia paraqiti sot Gjykatës në Gjilan.

“Brenda afateve ligjore, konform Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, me datë 02 nëntor 2026 ka paraqitur Kërkesën për caktimin e masës së Paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda ndaj të pandehurit me inicialet B.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës”.

Prokuroria Themelore në Gjilan tha se “në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerre të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike”.

65-vjeçari u arrestua dje pas u gjetën të vdekur djali i tij 27-vjeçar dhe një foshnje tre muajshe në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Rrethanat e rastit nuk janë bërë të ditura plotësisht. As Policia nuk tha nëse 65-vjeçari dyshohet për vrasje të dyfishtë.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...