Drejtorit të spitalit të Mitrovicës i caktohet masa e arrestit shtëpiak – u arrestua për dhunë ndaj gruas

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Berisha u arrestua të premten mbrëma nën dyshimet për dhunë në familje.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit G.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhuna në familje, nga neni 248, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, duke e konsideruar si “të pabazuar” dhe përmes një aktvendimi caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata ka obliguar Stacionin Policor në Vushtri që ta zbatojë masën e arrestit shtëpiak për të pandehurin G.B., si dhe është obliguar Stacioni Policor në Vushtri, të verifikojë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të moszbatimit të saj nga i pandehuri, menjëherë të njoftojë gjyqtaren e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

“Gjykata erdhi në përfundim se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit G.B., pasi kjo masë është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuaren dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale, këtë vlerësim gjykata e mbështet edhe në faktin se i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare dhe masa e arrestit shtëpiak është caktuar në pronën ku e dëmtuara nuk banon, rrjedhimisht duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë ndërmjet tyre. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...

Prokuroria kërkon paraburgim për 65-vjeçarin, nuk thotë nëse ai dyshohet për vrasje të dyfishtë në Demiraj të Gjilanit

Prokuroria Themelore e Gjilanit po kërkon paraburgim për 65-vjeçarit me inicialet B.D., i arrestuar...