Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi i shpreh ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt: E kuptojmë dhimbjen e tyre

PUBLIKUAR

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, i ka shprehur ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt, pas vrasjes së kësaj të fundit.

Ademaj, po ashtu ka thënë se ‘’shpreson shumë’’ që edhe Kushtrim Kokalla të dënohet me burgim të përjetshëm si Naim Murseli.

‘’Dua të shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së Arlinda Zekajt, ne e kuptojmë dhimbjen e tyre. Ajo çfarë pamë sot ne në këtë seancë, nuk ishte e hijshme as për ju as për ne, sepse sot gjykata mundi të thotë të vërtetën dhe të lejojë mediat. Ne presim që vendimi të jetë ai, si për Naimin edhe për Granitin, dhe shpresojmë shumë që këtij vendimi t’i bashkëngjitet edhe Kushtrimi me burgim të përjetshëm”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...

Ministri Hoti konfirmon nisjen e inspektimeve në QPS-në e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se...

Vrasja e Arlinda Zekajt – Përveç Prishtinës e Ferizajt, sot protestohet edhe në Pejë: Kërkojmë drejtësi

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në...