Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

PUBLIKUAR

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 21:10, kur mbikëqyrësi i institucionit ka raportuar se dy personat, të cilët ishin duke vuajtur masën edukative, kishin arritur të largoheshin nga qendra.

Sipas raportit të policisë, pas arratisjes, ata janë larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh. Grackë e vjetër, Lipjan  28.10.2026 – 21:10. Mbikëqyrësi i qendrës  së  edukimit korrektues (QEK)-së për të mitur, ka raportuar se  dy persona meshkuj kosovarë që kanë qenë në vuajtje dënimit – masës edukative kanë arritur të arratisen nga institucioni dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosvës./Indeksonline/

 

Foto; Arkivi

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...