Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës.
Familja, ka bërë të ditur se Gani Geci, më 20.10.2026, rreth orës 15:00, gjatë një matjeje rutinore të tensionit të gjakut, ka rezultuar me një rënie drastike të tij, në vlerat 60 me 40, pa shfaqur asnjë simptomë paraprake, gjë për të cilën, Spitali, po punon për të identifikuar shkaqet.
Postimi:
FALËNDERIM DHE INFORMIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Të dashur miq,
Në emër të familjes Geci, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për stafin e Burgut të Pejës, për kujdesin e treguar, reagimin profesional dhe angazhimin institucional në këtë situatë shqetësuese.
Dëshirojmë ta informojmë opinionin publik mbarëshqiptar se vëllai ynë, Gani Geci, më 20.10.2026, rreth orës 15:00, gjatë një matjeje rutinore të tensionit të gjakut, ka rezultuar me një rënie drastike të tij, në vlerat 60 me 40, pa shfaqur asnjë simptomë paraprake.
Aktualisht, stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po punon intensivisht dhe pa ndërprerje për të identifikuar shkaqet e kësaj rënieje të rëndë të tensionit të gjakut, e cila, sipas informatave që kemi, ka ndodhur pa shenja apo simptoma paraprake.
Në këto momente të vështira, familja jonë vlerëson lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e të gjithë atyre që po angazhohen për shëndetin dhe mirëqenien e vëllait tonë.
Me respekt dhe mirënjohje,
Familja Geci


