Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

PUBLIKUAR

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre televizive.

Çifti po e shijon lidhjen e tyre larg kamerave, ndërsa momentet e tyre të përbashkëta vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e fansave, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi, në një video të publikuar në rrjetet sociale, Luizi shihet teksa kalon rrethojat për t’iu afruar Kiarës, e cila ishte duke shijuar një kafe në një kafiteri.

Pa u menduar gjatë, Luizi shkon drejt saj dhe i dhuron një puthje, në një moment të ëmbël që tregon edhe një herë afërsinë mes tyre.

Gjesti romantik nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët prej kohësh i kanë ndjekur me interes momentet e çiftit, si gjatë ashtu edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania./IindeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...