Mësoni sa hapa duhet patjetër t’i bëni në ditë për të hequr peshën trupore

PUBLIKUAR

Ecja është ndihmues esencial i heqjes së peshës, mbajtjes së peshës së dëshiruar trupore dhe të kondicionit. Ecja bile mund të ndihmojë në heqjen e kilogramëve pa ndryshuar shprehitë e ushqimit.

Një studim ka treguar që femrat të cilat mesatarisht i kanë bërë 3.520 hapa në ditë (gjë që bëjnë rreth gjysmë ore ecje në ditë) kanë humbur më shumë se 2 kilogramë gjatë vitit pa ndryshuar fare shprehitë e veta të ushqimit. Gjithashtu indet e dëmshme dhjamore në bark u janë zvogëluar për 12 për qind.

Për ta ditur a keni bërë hapa të mjaftueshëm për të hequr peshën e trupit, shikoni të dhënat në vijim të tekstit nëpërmjet të të cilave ju sjellin numrin mesatar të hapave të cilët i bëni derisa jeni duke ecur apo duke i bërë punët shtëpiake, transmeton Telegrafi.

Sipas minutave
1 minut = 118 hapa
10 minuta = 1.180 hapa
30 minuta = 3.540 hapa
60 minuta = 7.080 hapa

Kilometrave
1,6 kilometra = 2.000 hapa
4,8 kilometra = 6.000 hapa
8 kilometra = 10.000 hapa
12,9 kilometra = 16.000 hapa

Sipas punëve shtëpiake
Shkuarja në treg = 67 hapa
Pastrimi i dyshemesë – 101 hapa
Pastrimi i dhomës = 94 hapa
Puna në kopsht = 89 hapa

healthy and junk food concept - woman with fruits rejecting hamburger and cake

Ndryshimet e vogla në përditshmëri mund t’ju ndihmojnë që të shtoni numrin e hapave të cilët i bëni gjatë ditës.
Para se të niseni për në treg, ecni një kohë nëpër shitore apo në qendër tregtare.
Në punë përdorni tualetin në katin tjetër.
Kur jeni duke i kryer obligimet ditore, parkojeni veturën në vendin më të largët të parkingut apo në parkingun më të largët.

Edhe dieta e mirë dhe cilësore mund të ndihmojë në humbjen e peshës dhe në përmirësimin e shëndetit në përgjithësi.

Duhet të hani çdo ditë ushqimin e caktuar nëse qëllimi juaj është që të humbni peshën e tepërt të trupit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...

Pse rezistenca ndaj insulinës po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë dhe si ta njihni me kohë

Çfarë ndodh në organizëm, cilat janë simptomat dhe si lidhet rezistenca ndaj insulinës me...