Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

PUBLIKUAR

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me një tjetër figurë të njohur në rrjetet sociale, Klodian Mihaj.

Eljona pranoi zyrtarisht lidhjen e saj me Klodin, ndërsa nuk nguroi të ngacmonte Brikenën për marrëdhënien e saj me Mateon.

Pjesë nga intervista:

Brikena: Shoh që në dorë ke një unazë. A është ajo një ‘promise ring’?

Eljona: Kjo në dorë është një promise ring, po e jotja ku është, Briki?

Brikena: Unë kam parë edhe një puthje mes teje dhe Klodit. A është e vërtetë që jeni në një lidhje?

Eljona: Ku e ke parë atë puthje, moj Briki?

Brikena: Në rrjet.

Eljona: Po unë dhe Klodi jemi në lidhje, por unë dua që gjërat e mia t’i kem private. Jam shumë krenare për lidhjen, por gjërat më të bukura nuk bën t’i flasësh gjithmonë. Diçka që më pëlqen shumë te Klodi është që më mbështet shumë. Jam falënderuese, se është e rrallë të gjesh meshkuj të tillë. Një gjë që nuk më pëlqen është që bën drama. Unë mendoj që Klodi është më xheloz se unë, por të dy jemi xhelozë të bukur dhe të ëmbël.

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...