Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

PUBLIKUAR

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe profesionale, duke zbuluar edhe arsyen pse shpesh shfaqet e shoqëruar nga një bodyguard.

E ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, modelja, e cila shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për format e saj trupore dhe ndërhyrjet estetike, u pyet rreth pranisë së vazhdueshme të një truproje pranë saj.

“Po pse jo, nuk e shoh diçka absurde, për mua është diçka e lehtë”, u shpreh Benita.

Ajo sqaroi se nuk e ka marrë këtë vendim për shkak se është ndier ndonjëherë e rrezikuar, duke theksuar se përkundrazi, nga publiku merr shumë dashuri.

“Nuk mund të them e rrezikuar, se po marr shumë dashuri, por thjesht pse mos me i pas mbas vetes për çdo gjë. Nuk është risi për mua, zakonisht i marr, kam njerëzit e mi”, deklaroi modelja.

E pyetur nëse prania e një bodyguardi e bën më interesante në sytë e publikut, Benita tha se nuk mendon në atë mënyrë, megjithëse pranoi se mund të krijojë një imazh më “showgirl”.

“Ndoshta është më showgirl, por nuk e di, është qejfi im. Ndonjëherë them se qejfet e mia nuk i prish për askënd. As nuk e bëj për publik”, u shpreh ajo.

Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar zgjedhjen e modeles për t’u shoqëruar me një truprojë, edhe pse vetë ajo insiston se bëhet fjalë vetëm për një preferencë personale dhe jo për një domosdoshmëri sigurie. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...