MINTI e vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

PUBLIKUAR

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës.

Sipas Ministrisë, kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg, transmeton IndeksOnline.

“Vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, nga të cilat rezulton se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje.

Po ashtu, analizat kanë treguar se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërsa uljet nuk përcillen në mënyrë të plotë ose ndodhin me vonesë” deklaron MINTI.

Me vendimin e ri, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana e Kosovës, plus 2 eurocentë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë çmimi mesatar i furnizimit plus 12 eurocentë për litër.

MINTI iu ka bërë thirrje të gjitha subjekteve që merren me tregtimin e produkteve të naftës të respektojnë çmimet maksimale të përcaktuara dhe të sigurojnë furnizim të rregullt të tregut.

Njëherazi bëhet e ditur se zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

“Ministria thekson se kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme dhe garantimin e funksionimit normal e transparent të tregut të derivateve të naftës. Subjektet që nuk respektojnë vendimin do t’u nënshtrohen masave ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi” përfundon njoftimi.

Ky është vendimi i plotë:

 

SHIKO MË SHUMË

Gjykata serbe ia cakton 30 ditë paraburgim Osman Selmanit

Gjykata e Lartë në Serbi ia ka caktuar 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës,...

Familjarët e Osman Selmanit thonë se ai është ndaluar nga Serbia në Mutivodë: Ndodhet në Prokurorinë e Beogradit

Familjarët e Osman Selmanit kanë dalë me një njoftim në ‘facebook’ duke treguar se...

Lladrovci: Nderimi për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdon çdo ditë, çdo ditë të vitit

Me rastin e përvjetorit të 250-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...