“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

PUBLIKUAR

Më 2 dhe 3 korrik 2026, personeli i misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR, EULEX, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, do të zhvillojnë një ushtrim të përbashkët në Kampin Vrelo, të quajtur “Shpata e Artë 2026”.

KFOR, ka njoftuar edhe se, në ushtrim do të marrë pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.

“Golden Sabre 2026” do të përfshijë angazhimin e një numri të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe pajisjesh në zonën ku do të zhvillohet ushtrimi, si dhe në afërsi të saj dhe përgjatë rrugëve kryesore përreth.

Ky ushtrim do të testojë zbatimin e kapaciteteve, aftësive dhe procedurave për menaxhimin e krizave në një sërë skenarësh kompleksë të sigurisë, përfshirë edhe ata që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

“Ky ushtrim i përbashkët simbolizon angazhimin tonë të vazhdueshëm dhe të fortë për të nxitur bashkëpunimin dhe koordinimin e ndërsjellë, në të mirë të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, theksoi komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş.

SHIKO MË SHUMË

Reziku nga zjarret, apelohet për kujdes gjatë sezonës së verës, Policia: Zjarrvënësit rrezikojnë deri në 10 vjet burg

Institucionet përgjegjëse për sigurinë, menaxhimin e emergjencave dhe mbrojtjen e pyjeve u kanë bërë...

FSK gjen trupin e personit të zhdukur në liqenin e Batllavës në ditën e dytë të kërkimit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur trupin e një...

Kusari: Duhet komunikim zyrtar ndërpartiak për formimin e institucioneve, situata e komplikuar pasi ka parti me 2-3 qëndrime

Mimoza Kusari, kryetarja e partisë Alternativa, që bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se me...