Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

PUBLIKUAR

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio” në Radio Dukagjini, ku foli gjerësisht për albumin e tij më të ri “Qielli o kufi”, projektin e parë solo në karrierën e tij.

Gjatë intervistës, artisti ndau detaje rreth procesit të realizimit të albumit, këngëve që e përbëjnë dhe mesazheve që ka dashur të përcjellë përmes këtij projekti muzikor.

Përveç muzikës, moderatori Fis Juniku e ngacmoi reperin edhe me disa pyetje që lidhen me jetën e tij private.

Njëra prej tyre kishte të bënte me mundësinë që Majk të martohej me një vajzë të një nacionaliteti tjetër, pyetje së cilës artisti iu përgjigj pa hezitim.

“Nuk mendoj që do ishte problem. Kur e gjen personin e duhur edhe përshtatesh në jetë me të, edhe çka ka më së shumti rëndësi është me pas njerëzillëk brenda qatij personi, me qenë njeri tamam. Edhe dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet… kur e gjen personin e duhur nuk shoh asgjë të keqe”, u shpreh Majk.

Me këtë deklaratë, reperi dha një mesazh të qartë se për të, vlerat njerëzore dhe dashuria kanë më shumë rëndësi sesa kombësia apo prejardhja e partneres.

Kujtojmë se Majk ka publikuar së fundmi albumin “Qielli o kufi”, i cili përmban shtatë këngë dhe shënon projektin e tij të parë solo, duke u pritur mjaft mirë nga publiku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...