Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

PUBLIKUAR

Dje rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Hetuesit, së bashku me Njësinë Reaguese, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin F.R, 23-vjeçar dhe te ai kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, të cilën e kishte me leje.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...