Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

PUBLIKUAR

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit të formatit, por duket se kjo nuk vlen për Benita Zenën dhe Ludo Lee.

Dyshja po vazhdon të ruajë një miqësi të mirë edhe në përditshmërinë e tyre larg kamerave. Këtë e ka dëshmuar së fundmi këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka ndarë një moment miqësor në krah të ish-banorit.

​Përtej takimit të tyre, dyshja duket se ka pasur edhe një arsye më shumë për të festuar. Benita ka shfrytëzuar rastin për ta uruar Ludon publikisht për një arritje të re në rrugëtimin e tij.

Me mbishkrimin “Urime për mbylljen e marrëveshjes”, ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndonëse detajet se për çfarë kontrate apo angazhimi specifik bëhet fjalë nuk janë bërë ende të ditura. Ludo ka zgjedhur të mos japë detaje për momentin, duke mos zbuluar asnjë sinjal shtesë për këtë projekt.

​Nga ana tjetër, edhe Benita mbetet e fokusuar te karriera e saj muzikore. Këngëtarja ka paralajmëruar publikimin e projektit të ri të titulluar “Bugatti 2”.

Të dy ish-banorët po vijojnë me plane të ndara në sferën profesionale, duke treguar se pavarësisht shoqërisë së tyre, secili po zhvillon karrierën në mënyrë individuale.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...