‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

PUBLIKUAR

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket se nuk po humb aspak kohë.

Pas një rrugëtimi mjaft të komentuar në shtëpinë më të famshme në Kosovë, bukuroshja i është rikthyer me energji të reja pasionit të saj kryesor: muzikës.

Përmes një postimi të fundit në llogarinë e saj në Instagram, Benita ka ndarë një fotografi ku shihet nga ambientet e një studioje.

Krahas postimit ajo ka lënë një mbishkrim paralajmërues që ka ngjallur menjëherë kureshtjen e fansave të saj:

“Diçka e madhe po vjen, e çka, e kuptoni shumë shpejt…”.

Ajo që mori vëmendje në këtë postim ishte etiketimi i producentit të njohur shqiptar, Rzon.

Ky detaj konfirmon qartë se dyshja është duke punuar ngushtë për një këngë të re.

Benita nuk ka ndarë detaje të tjera, por tani deri në një njoftim të ardhshëm, mbetet vetëm të presim se çka po vjen!

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...