Vendimi për t’u mbuluar, Alba zbulon se çfarë i thanë hoxhallarët

PUBLIKUAR

Pas deklaratës së fortë në “Big Brother VIP Kosova” se kishte vendosur të mbulohej sipas ritualeve myslimane, Alba Pollozhani, ka sqaruar përfundimisht rrugëtimin e saj shpirtëror, transmeton IndeksOnline.

Ish-banorja thekson se feja ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së saj, por ky vendim i rëndësishëm kërkon kohë dhe përgatitje të brendshme. Ajo tregoi se është konsultuar me njerëz adekuatë të fesë, të cilët e kanë këshilluar të veprojë gradualisht.

“Fakti që u këshillova me njerëz që e përfaqësojnë me dinjitet fenë dhe ata më sugjeruan ‘hap pas hapi’ tregon urtësi. Shamija nuk është vetëm një mbulesë, por një përgjegjësi shpirtërore”, shkruan Alba.

Me këtë reagim, ajo i jep fund spekulimeve, duke treguar se dëshira e saj është e sinqertë, por po e merr me maturinë e duhur dhe pa u nxituar.

 

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...