Nazime Visha s’mund të përfitojë nga amnistia

PUBLIKUAR

Prokuroria thotë se Nazime Visha nuk mund të përfitojë nga amnistia. Kërkesa është dorëzuar sot në gjykatë, ku refuzohet kërkesa e Nazimes për amnisti. Organi i akuzës ka qenë kundër pretendimit të Vishës, me argumentin se e dënuara nuk plotëson kriteret.

Kjo kërkesë është pjesë e procedurave që ndjek çdo i dënuar. Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e nismës së mediave për faljen e Nazime Vishës. Për këtë të fundit pritet verdikti i Presidentit.

Vetë Nazime Visha, e dënuar për vrasjen me dashje të Fiqiri Muçës, ka paraqitur më 29 shkurt në Gjykatën e Tiranës kërkesë për të përfituar nga ligji për amnistinë.

Nazime Visha është parë e përlotur në sallën e gjyqit, dhe nuk ka dashur praninë e kamerave brenda në sallë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gashi: Edhe pak orë afat për konstituimin e Kuvendit, të zgjedhim kryetarin dhe të vazhdohen bisedimet për qeverinë e presidentin

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkruan se kanë mbetur vetëm disa orë...

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...