Zyrtare: Shukri Buja kandidat nga PDK për Kryetar të Lipjanit

PUBLIKUAR

Shukri Buja është zyrtarizuar nga PDK si kandidat i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit.

“Sot, në një takim me Kryetarin e PDK-së, z. Memli Krasniqi, u zyrtarizova si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për besimin dhe përkrahjen nga Kryetari z. Memli Krasniqi, strukturat e Degës së PDK-së në Lipjan, antarësia e PDK-së, si dhe nga të gjithë qytetarët që më kanë dhënë motivin dhe kurajën për të marrë këtë përgjegjësi”, ka shkruar Buja.

“Kandidatura ime është përgjigje e nevojës për ndryshim, për një qeverisje më të afërt me qytetarin, më të ndershme dhe më efikase”, ka thënë ndër të tjera.

” Lipjani ka nevojë për punë të vërtetë, projekte madhore dhe një lidership që nuk fshihet pas fjalëve.Unë nuk premtoj gjithçka, por atë që premtoj, e mbaj dhe e realizoj. Koha për të vepruar është tani. Ftoj secilin prej jush të jetë pjesë e këtij ndryshimi.Së bashku, jemi më të fortë!”, ka shkruar Buja.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...