Agim Gashi prezanohet si kandidat për asamble komunale nga LDK

PUBLIKUAR

Agim Gashi është zyrtarizuar si kandidat për asamble komunale nga radhët e LDK-së.

Këtë e ka bërë të ditur Imri Ahmeti përmes një postimi në facebook:

Postimi plotë:

Agim Gashi zëri i Janjevës

Nga Janjeva vjen Agim Gashi, i urtë, i qetë dhe i respektuar nga të gjithë, që me punë të ndershme ka ndërtuar biznesin e tij, por gjithmonë ka ruajtur kujdesin dhe mirësjelljen për bashkëvendësit e tij.

Agimi nuk flet shumë, por kur flet, flet me mend dhe me shpirt. Ai është gjithmonë aty, pranë bashkëvendësve, për të dëgjuar, për të kërkuar zgjidhje dhe për të mbrojtur atë që është më e mirë për të gjithë.

Agimi si kandidat për Asamblenë Komunale, nuk hyn në këtë garë për fjalë të mëdha, por për një qëllim të madh: të jetë zëri i Janjevës dhe i njerëzve të zakonshëm në vendimmarrje, me respekt dhe përgjegjësi, siç ka jetuar dhe punuar gjithmonë.

Kam besim në sukseset tua, Agim!
Bashkë, me punë për Lipjanin që e duam!
IA

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...