Nderohet me homazhe dëshmori Ibrahim Krasniqi

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule pranë varrit të dëshmorit të kombit, Ibrahim Krasniqi, në fshatin Smallushë, në nderim të përvjetorit të rënies së tij, ku njëkohësisht u bë edhe përurimi i pllakës përkujtimore.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për dëshmorët si një vlerë të përhershme të identitetit dhe lirisë sonë.
“Sakrifica e dëshmorëve është gurthemel i lirisë që gëzojmë sot. Kujtimi për ta është obligim moral dhe institucional, por edhe frymëzim për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të bashkuar. Nderimi për jetën dhe veprën e tyre na obligon të punojmë çdo ditë për zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e vendit tonë,” tha kryetari z. Imri Ahmeti.
Lavdi e përjetshme për të gjithë ata që ranë për liri!

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...