Nderohet Deshmori Xhavit Kozhani dhe martirët e fshatit Ribar i Madh e Zllakuqan

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë homaxhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Xhavit Kozhani – Burgia, në Lipjan dhe në fshatin Ribar i Madh, në nderim të jetës dhe veprës së tij, me rastin e 26-vjetorit të rënies.

Postimi i plotë nga Kryetari Ahmeti:

Sot bëmë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit Xhavit Kozhani – Burgia, në Lipjan dhe në fshatin Ribar i Madh, në nderim të jetës dhe veprës së tij, me rastin e 26-vjetorit të rënies.

Nderimet i vazhduam edhe pranë varrezave të martirëve në Ribar të Madh dhe në fshatin Zllakuqan, aty ku prehen të rënët që sakrifikuan gjithçka për atdheun.

Kujtimi për dëshmorët dhe martirët tanë do të mbetet përherë i gjallë, si frymëzim për brezat që vijnë dhe si obligim për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet e përkushtim.

Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që ranë për liri!

 

SHIKO MË SHUMË

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...

Kjo është sasia e drogës që u kap dje në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka tentuar të ndalojë një veturë të tipit...

Incident në Lipjan: Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga policia

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Lipjan, kur Policia e Kosovës...