Ekspertja e OSBE-së për programin e rinisë, znj. Kristie Evenson viziton Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Ekspertja e OSBE-së për Programin e Rinisë, znj.Kristie Evenson ka vizituar Komunën e Lipjanit, ku ka zhvilluar një takim me Nënkryetarin e Komunës, z. Bytyqi,  dhe Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Anila Reçica.
Gjatë takimit, u diskutua Strategjia për zhvillimin dhe fuqizimin e rinisë në Komunën e Lipjanit dhe Plani i Veprimit për Rinor, i cili pritet të miratohet në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal.
Sipas tyre, ky plan përfshin objektiva të qarta dhe aktivitete të shumta që synojnë fuqizimin e të rinjve në komunën tonë.
Nënkryetari Bytyqi shprehu mirënjohjen për znj. Evenson dhe OSBE-në për mbështetjen e tyre gjatë procesit të konsultimeve publike, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në hartimin e politikave rinore gjithëpërfshirëse. LipjaniNews

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar gjuajtje me armë zjarri, sipas dëshmitarit m/k,...

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...