Instituti Demokratik i Kosovës e rendit Lipjanin e Imri Ahmetit në krye të tabelës për transparencë 

PUBLIKUAR

Rezultatet e Transparometrit 2024 të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka rradhitur Komunën e Lipjanit në krye të tabelës, duke ndarë vendin e parë me pikë të plota.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, z.Imri Ahmeti ka reaguar duke thënë se ndihet mirë që komuna e Lipjanit vlerësohet në këtë nivel për sa i përket transparencës e cila është vlerë e qeverisjes së tij.
“Transparenca është vlerë e përhershme në qeverisjen tonë! Ndihem mirë që rezultatet e Transparometrit 2024, të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (  KDI), e rendisin komunën tonë, si gjithmonë, në krye të tabelës, duke ndarë vendin e parë me pikë të plota” thekson ai.
Ndër të tjerash ai ka thënë se kjo nuk është rastësi, por pasqyrimi i përkushtimit të vazhdueshëm për një qeverisje të hapur, transparente dhe me llogaridhënie ndaj qytetarëve. LipjaniNews
 
May be an image of text

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...