Mbahen garat tradicionale të ndihmës së parë në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Lipjan, organizoi garat tradicionale të ndihmës së parë në sheshin “Adem Jashari”, me pjesëmarrjen e nxënësve të gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, paraleles së ndarë në Gadime, si dhe të shkollës profesionale “Adem Gllavica”.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, përgëzoi të rinjtë për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në gara të këtij lloji.
“Këto gara kanë një rëndësi të veçantë, sepse i ndihmojnë të rinjtë të jenë të përgatitur për të reaguar shpejt dhe me efikasitet në situata të vështira dhe emergjente, ku shpesh varet edhe jeta e njerëzve”, tha kryetari Ahmeti.
Aktivitete të tilla kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe zhvillimin e aftësive praktike të të rinjve në fushën e ndihmës së parë, duke i pajisur ata me njohuri të vlefshme për jetën. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...