Mbahet takimi i radhës i Këshillit Publiko-Privat në Lipjan

PUBLIKUAR

Në sallën e takimeve të Komunës së Lipjanit, sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Publiko-Privat, i organizuar nga kryetari i Komunës, z. Imri Ahmeti.
Në hapje të takimit, kryetari Ahmeti falënderoi përfaqësuesit e bizneseve dhe të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, duke çmuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe pjesëmarrjen e tyre aktive.
Ai theksoi se këto takime luajnë një rol kyç në ndërtimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme ndërmjet komunës dhe sektorit privat, duke ofruar një hapësirë të nevojshme për identifikimin dhe adresimin e sfidave të përditshme me të cilat përballen bizneset.
“Ky takim është dëshmi konkrete e angazhimit tonë për të dëgjuar zërin e përfaqësuesve të bizneseve dhe për të bashkërenduar veprimet që kontribuojnë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Lipjan. Ne mbetemi të përkushtuar që, përmes një dialogu të hapur dhe të qëndrueshëm, të ndërtojmë politika zhvillimore që u përgjigjen drejtpërdrejt kërkesave dhe nevojave të sektorit privat”, tha kryetari z. Imri Ahmeti.
Ai shtoi se Komuna e Lipjanit nuk aplikon asnjë lloj takse për bizneset që veprojnë në territorin e saj, ndërsa paralajmëroi se gjatë këtij viti do të nisin edhe diskutimet publike për Hartën Zonale, një dokument strategjik që do të ndikojë ndjeshëm në planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës e mirëpritën iniciativën e Komunës së Lipjanit për të krijuar ura komunikimi me bizneset lokale, duke theksuar se bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat është kyç për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në nivel lokal.
Anëtarët e Këshillit Publiko-Privat falënderuan kryetarin Ahmeti, duke vlerësuar rëndësinë e këtyre takimeve si një mundësi të vlefshme për shkëmbim mendimesh, trajtim të sfidave dhe nxitje të bashkëpunimit konkret, me synim përmirësimin e klimës investuese dhe avancimin e zhvillimit ekonomik në komunë.
Këshilli Publiko-Privat funksionon si një mekanizëm këshillues për forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve komunale dhe sektorit privat në Komunën e Lipjanit. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...