Komuna e Lipjanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Islamic Relief Kosova

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Islamic Relief Kosova, në kuadër të projektit “Projekt i integruar për mbështetje në Shëndetësi, Arsim dhe Ekonomi Rurale në Kosovë”.
Me këtë rast, ai theksoi se kjo marrëveshje përbën një hap konkret drejt fuqizimit ekonomik të qytetarëve, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe vetëpunësim në Komunën e Lipjanit.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do të ndahen grante për start-up biznese në territorin e Komunës së Lipjanit, duke ofruar mundësi të reja për punësim dhe vetëpunësim për banorët lokalë.
Ky projekt, i mbështetur nga Islamic Relief Deutschland, synon të nxisë zhvillimin ekonomik lokal përmes mbështetjes së iniciativave të reja afariste.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...