Komuna e Lipjanit shpreh mbështetjen e plotë për doktoreshën Mirjeta Cakolli Bajçinca

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka reaguar zyrtarisht  lidhur me incidentin e ndodhur në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ku një profesioniste shëndetësore, dr. Mirjeta Cakolli Bajçinca, ishte viktimë e një sulmi fizik nga një paciente.
Sipas saj, akte të tilla janë krejtësisht të papranueshme dhe përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së punonjësve tanë shëndetësorë, të cilët çdo ditë ushtrojnë misionin e tyre me përkushtim dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve.
Poashtu Komuna e Lipjanit shpreh mbështetjen e plotë për doktoreshën Cakolli Bajçinca dhe për gjithë stafin mjekësor të QKMF-së. dhe bëjnë thirrje organeve kompetente që ta trajtojnë këtë rast me seriozitetin më të lartë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore.
Dhuna nuk ka vend në asnjë rrethanë, e aq më pak ndaj atyre që kujdesen për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë janë shprehur nga komuna.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...