Mbahet mbledhja e 41-të me radhë e Kuvendit të Komunës së Lipjanit  

PUBLIKUAR

U mbajt mbledhja e 41-të me radhë e Kuvendit të Komunës së Lipjanit.
Kuvendi i Komunës së Lipjanit, udhëhequr nga Kryesuesi, z. Daut Azemi, zhvilloi punimet e mbledhjes së 41-të me radhë, ku u shqyrtuan dhe u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, të cilat ishin propozuar për këtë seancë.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, gjatë kësaj seance ka dhënë sqarime për të gjitha pyetjet dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.
Gjatë punimeve të kësaj seance, u miratuan këto pika të rendit të ditës:
◾Aprovimi i ekstraktit nga mbledhja e 40-të e Kuvendit.
◾Propozim Vendim për rritjen e buxhetit të Komunës së Lipjanit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2024.
◾Propozim-Vendim mbi dhënien e pëlqimit për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Lipjanit të vitit 2023 dhe 2024 në vitin 2025.
◾Informatë për punën e KKSB-së në Lipjan për vitin 2024.
◾Raporti i shpenzimeve dhe të hyrave Janar – Mars 2025.
◾Propozim Vendim për miratimin e Planit të veprimit komunal për strehimin familjar për Komunën e Lipjanit.
◾Propozim Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme të Komunës.
◾Propozim Vendim për formimin e Komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në ZK Babush i Muhaxherëve.
◾Propozim Vendim për ndarjen e mjeteve financiare për “Kosova – Women 4 Women”.
◾Propozim Vendim për formimin e Komisionit përzgjedhës Ad.hoc për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet publike edukativo-arsimore të Komunës së Lipjanit.
◾Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për fermerë për subvencionimin e qumështit.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...