Kryetari Ahmeti mirëpret zëvendëskomandantin e KFOR-it amerikan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ka pritur në një takim zyrtar Zëvendëskomandantin e KFOR-it amerikan nga Komanda Rajonale – Lindje, Nënkolonelin Evan Hessel, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues të KFOR-it Turk të udhëhequr nga Kadir Ozturk, të vendosur në Lipjan.

Në qendër të diskutimit ishte situata e sigurisë në Komunën e Lipjanit dhe zhvillimet aktuale në vend.

Kryetari Ahmeti, gjatë takimit, ka folur gjithashtu për komunitetet jo shumicë që jetojnë në Komunën e Lipjanit dhe për rëndësinë e KFOR-it, si dhe për stabilitetin që ata ofrojnë për qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Nga ana e tij, Nënkoloneli Hessel vlerësoi lart përparimin e Komunës së Lipjanit në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe atë të sigurisë. Ai shprehu përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me komunën, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në fusha të tjera që kanë rëndësi për mirëqenien e qytetarëve.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, kryetari Ahmeti i dhuroi nënkolonelit Hessel stemën e Komunës së Lipjanit, ndërsa ky i fundit i dorëzoi kryetarit emblemën e Brigadës së 41-të të Këmbësorisë në Amerikë, si simbol i respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...