Kryetari Ahmeti nderon me homazhe dëshmorët dhe martirët e Sllovisë dhe Akllapit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit,  Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë pllakave përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të fshatrave Sllovi dhe Akllap, në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre në rrugën drejt lirisë.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se kujtimi dhe nderimi për dëshmorët dhe martirët përbën një detyrë të përhershme për institucionet dhe qytetarët, pasi liria që e gëzojmë sot është ndërtuar mbi sakrificën e tyre sublime, njofton Komuna e Lipjanit.

“Emrat dhe sakrifica e tyre janë të gdhendur përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive dhe përbëjnë themelin e lirisë që e jetojmë sot,” tha Kryetari Imri Ahmeti.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...