Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar festën e Fiter Bajramit.
Urimi plotë:
Të dashur qytetarë,
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të ngrohta juve dhe familjeve tuaja. Kjo ditë e shenjtë le të sjellë paqe, gëzim dhe begati në shtëpitë tuaja, duke na rikujtuar vlerat e besimit, solidaritetit dhe mirësisë ndaj njëri-tjetrit.
Kjo festë është një moment reflektimi dhe falënderimi, ku kujtojmë rëndësinë e ndihmës për ata që kanë më shumë nevojë dhe të punojmë së bashku për një shoqëri më të bashkuar dhe më të drejtë.
Le të shërbejë kjo ditë si një frymëzim për më shumë mirësi, harmoni dhe dashuri në jetën tonë të përditshme.
Gëzuar Fitër Bajramin!


