Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan Zaim ef. Baftiu ka uruar qytetarët me rastine festës së Fiter Bajramit.
Urimi plotë:
Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut të Gjithëmëshirshëm. Përshëndetjet dhe Salavatet qofshin për Muhamedin a.s., familjen e tij fisnike, dhe për ata që ndoqën dhe vazhdojnë të ndjekin rrugën e tij të ndritshme
Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra, në emër timin e në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, iu uroj Fitër Bajramin, këtë festë e cila vie pas muajit të agjërimit, muajit të mëshirës, faljes e begative të veçanta.
Duke festuar Fitër Bajramin, ditën e krenarisë, ditën e shpërblimeve , ditën e gëzimit të besimtarëve, ditën në të cilën veprat tona ngritën tek Krijuesi, ne përjetojmë gëzim për arritjet tona shpirtërore të muajit të bekuar të Ramazanit, muaj në të cilin besimtarët paisen me vlera të larta shpirtërore e njerëzore.
Agjërimi në vete ka një qëllim thelbësor, ku shpresojë të e kemi arritur,
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُو كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Bekare, 183).
Devotshmëria dhe përkushtimi në Ramazan, mundësojnë në arritjen e qëllimeve të pastërta, shpirtin, zemren, dhe jetën e mirë me shoqërinë, duke u bërë i qëndrueshëm në sfidat e jetës, i drejtë me njerëzit, falës i gabimeve, dhe ndihmëtar i të vërtetës.
E Falënderojmë Allahun që na mundësoi të jemi në rrugën e Tij, me adhurime, agjërim, e shumë vepra tjera të devotshmërisë, në këtë muaj të bekuar, duke e lutur Allahun që t’i pranojë të gjitha adhurimet e veprat tona .
Ka shpëtuar ai që është pastruar, Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet. (El A’la:14-15)
Të nderuar besimtarë!
Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan, në këtë muaj nga Xhamitë tona, përcolli mesazhe nga Kurani për ruajtjen e besimit, ruajtjen e familjes dhe vlerave fetare e kombëtare, nga Departamenti i Gruas u organizuan ligjërata për gjininë femërore, shumë nxënës u angazhuan në mësim-besim, ndërsa Shoqata “Bereqeti” u bë sofër e familjeve skamnore.
U jemi mirënjohës, dhe lutemi që Allahu të i shpërblejë të gjithë besimtarët, që vizituan xhamitë tona me qëllim adhurimi, nxënësit tanë që mësuan në xhamitë tona, donatorët që dhuruan nga pasuria e tyre, dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë muaj.
Të dashur vëllezër e motra!
Festa e Bajramit na thërret në unitet, në dashuri, bamirësi, Ramazani na mësoi që të jemi edhe më të lidhur mes vete, të mos përçahemi, ti duam njerëzit, të kujdesemi për fëmijët, prindërit, familjen e mbarë shoqërinë.
Në këtë ditë të bekuar feste, të gëzojmë familjen e faresfisin tonë. Të jemi të dobishëm për familjen e vendin tonë, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të jemi afër atyre që kanë nevojë.
Fitër bajrami është festë e solidaritetit, bamirësisë, unitetit e harmonisë, me këto veprime i japim kuptim festës.
Besimtarë të nderuar!
Ju porosis që në këto ditë festive të shfaqim, dashurinë, bashkimin, tolerancën, e mirëkuptimin në mes nesh.
Lutemi që të keni shëndet të mirë, të arritura në jetë, begati të mëdha nga Krijuesi!
Zoti e ruajt Popullin dhe Vendin tonë!
Gëzuar Fitër Bajramin kudo që gjendeni!



