U mbajt mbledhja e 40-të me radhë e Kuvendit të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit, udhëhequr nga Kryesuesi, Daut Azemi, zhvilloi punimet e mbledhjes së 40-të me radhë, ku u shqyrtuan dhe u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, të cilat ishin propozuar për këtë seancë.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë kësaj seance ka dhënë sqarime për të gjitha pyetjet dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Gjatë punimeve të kësaj seance, u miratuan këto pika të rendit të ditës:

◾️Aprovimi i ekstraktit nga mbledhja e 39-të e Kuvendit.
◾️Propozim Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare Shoqatës Sindikale të Administratës Komunale.
◾️Propozim Vendim për zëvendësimin e anëtares të Komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme të Komunës në ZK Konju.
◾️Raporti Janar – Dhjetor 2024 i punës së Zyrës së Kryetarit dhe Drejtorateve komunale.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...