Arrestohet një burrë në Lipjan, kreu vjedhje në tri xhami

PUBLIKUAR

Është arrestuar një burrë në Lipjan, i cili dyshohet se nga korriku deri në dhjetor të vitit të kaluar, ka vjedhur në tri xhami.

Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në xhaminë e Magures, Banullës dhe Krojmirit, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë intervalit kohor të lartcekur kishte kryer vjedhje në tri xhami –në  lokacione të ndryshme. I  dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Foto: Ilustrim

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...