Kryetari Ahmeti bën homazhe për nder të Epopesë së UÇK-së

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin e qytetit të Lipjanit.

Kryetari Imri Ahmeti, theksoi se përvjetorët e Epopesë së UÇK-së nuk janë thjesht momente përkujtimi, por edhe çaste reflektimi mbi përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ai vlerësoi sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, duke e cilësuar atë jo vetëm si një akt heroik, por edhe si një mesazh të përjetshëm për unitetin dhe dashurinë ndaj atdheut, shkruan Komuna e Lipjanit.

Prandaj, çdo brez ka për detyrë të ruajë dhe të përcjellë vlerat e luftës për liri, duke kontribuar në forcimin e shtetit dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme mbi themelet e sakrificës së dëshmorëve.

Përulje përjetësisht për heroizmin dhe sakrificën e Familjes Jashari!
Lavdi e përjetshme Komandantit Adem Jashari!

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...