Komuna e Lipjanit: Dyfishohet numri i bursave për Studentët – 323 Studentë përfitojnë Bursa

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se sot është publikuar lista e studentëve përfitues të bursave për vitin akademik 2024/2025, duke shënuar një rritje të numrit të studentëve përfitues të mbështetjes financiare.

“Këtë vit, 323 studentë kanë përfituar bursë prej 500 eurosh, një rritje prej 153 studentësh krahasuar me 170 studentët që morën të njëjtën shumë gjatë vitit akademik 2023/2024” thuhet në njoftim.

“Kjo rritje e numrit të bursave është rezultat i zotimit të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, për rritjen e numrit të bursave për studentët dhe inkurajimin e të rinjve në rrugëtimin e tyre akademik”, thuhet tutje.

“Lista e plotë e përfituesve është publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit”, thotë Komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...