Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm janë mbyllur edhe disa komuna paralele të Serbisë, posta e zyre tatimore.

Këto institucione ilegale serbe janë mbyllur në dhjetë komuna të ndryshme përfshirë këtu: komunën e Lipjanit, të Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skënderajt.

“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës. Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka theksuar se ky aksion përfaqëson përfundimin e periudhës së funksionimit të strukturave paralele të Serbisë, të cilat kanë operuar në Kosovë dhe kanë cenuar sovranitetin dhe ligjshmërinë e shtetit të Kosovës.

L

“Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cenojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë”, ka shkruar ministri i Brendshëm në një postim në Facebook.

Në videon e publikuar nga Sveçla shihet edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, i cili tha se “nga sot, 28 komunat paralele, kriminale të Serbisë në Kosovë dhe pesë qarqet e tyre mbyllen përfundimisht”.

Ndërkaq Policia e Kosovës ka thënë se drejtoritë rajonale të Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës së Jugut janë duke zhvilluar operacione policore, por nuk ka konfirmuar se për çfarë operacionesh bëhet fjalë.

“Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, kanë deklaruar nga policia.

Kujtojmë se autoritetet kosovare kanë nisur mbylljen e institucioneve serbe qysh në janar të vitit 2024, duke mbyllur fillimisht organet e përkohshme komunale të Dragashit, Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, të cilat gjendeshin në jug të lumit Ibër.

Pastaj janë mbyllur edhe ato të Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt, si dhe ato në komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Ndërkohë janë mbyllur edhe degët e Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq, Banka Kursimorja e Postës, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale në Vushtrri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...