Imri Ahmeti uron vitin e ri 2025

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti ka uruar vitin e ri 2025, “viti 2025 nuk duhet të jetë thjeshtë një kapitull i radhës. Ky duhet të jetë viti i kthesës së madhe, momenti kur të gjithë, së bashku, të bëjmë ndryshimin që qytetarët tanë, me të drejtë, e presin dhe e meritojnë” ka shkruar Ahmeti.

Postimi plotë:

Të dashur qytetarë,

Me rastin e ndërrimit të viteve, ju falënderoj për përkushtimin dhe bashkëpunimin tuaj në çdo hap të angazhimeve tona të përbashkëta. Ky vit ka qenë plot sfida, por besimi dhe përpjekjet tona të palodhshme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë kanë sjellë suksese të dukshme.

Viti 2025 nuk duhet të jetë thjeshtë një kapitull i radhës. Ky duhet të jetë viti i kthesës së madhe, momenti kur të gjithë, së bashku, të bëjmë ndryshimin që qytetarët tanë, me të drejtë, e presin dhe e meritojnë.

Le ta mirëpresim Vitin e Ri me shpresë dhe besim për një të ardhme më të ndritur. Ju uroj shëndet, harmoni dhe suksese për ju dhe familjet tuaja.

Urime Vitin e Ri 2025!
Së bashku për një të ardhme më të mirë!

Me respekt dhe mirënjohje,
Imri Ahmeti

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...