Imri Ahmeti: Dhe një tjetër lajm i mirë për qytetarët e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar se sot ka marrë konfirmimin që komuna e Lipjanit është përfituese në garën e performancës.

Përfitimi i grantit prej 1,041,380.61 euro është një arritje e jashtëzakonshme dhe një dëshmi e qartë e menaxhimit të mirë , transparencës  dhe llogaridhënies që po zbatojmë në komunën tonë ka shkruar Kryetari Ahmeti.

“Falënderimet më të sinqerta shkojnë për grupin e donatorëve: Bashkimin Evropian 🇪🇺, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim🇨🇭, Ambasadën e Suedisë 🇸🇪, si dhe për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. 🤝 Një falënderim i veçantë dhe i merituar shkon për shërbyesit civilë dhe grupin punues për performancë, të cilët, me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, kanë qenë pjesë kyçe e këtij suksesi”, ka shkruar Ahmeti

“Urime të gjithëve! Ky është një tjetër shembull se, kur punojmë së bashku 🤝 dhe me përkushtim, arrijmë të sjellim ndryshime pozitive për qytetarët e komunës sonë.
Për Lipjanin tonë”, ka shkruar në fund Ahmeti.

 

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...