Përleshje mes të miturve në Lipjan, dy të therur e dy të lënduar

PUBLIKUAR

Katër persona (të mitur) kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një përleshje, që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Lipjan.

Dy nga ta dyshohet se kanë marrë lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë).

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti për Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...