Asambleisti Herolind Kozhani kundërshton vendimin e Qeverisë lidhur me ndërtimin e një deponie sanitare të re në territorin e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Asambleisti i PDK-së në Lipjan, Herolind Kozhani  ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me ndërtimin e një deponie sanitare të re në territorin e Komunës së Lipjanit, konkretisht në zonën kadastrale në Poturovc, Ribar i Madh dhe Qylagës

Përmes një postimi, Kozhani ka thënë se ky vendim nga Qeveria Kosovës do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenjën e banorëve të këtyre fshatrave duke marr parasysh edhe afërsin e shtëpive në këtë zonë.

Reagimi plotë nga Herolind Kozhani:

Reagim:Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me ndërtimin e një deponie sanitare të re në territorin e Komunës së Lipjanit, konkretisht në zonën kadastrale në Poturovc, Ribar i Madh dhe Qylagës do të ketë kundërshtimin më të fortë nga ana e banorëve të këtyre fshatrave.

Ky vendim nga Qeveria Kosovës do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenjën e banorëve të këtyre fshatrave duke marr parasysh edhe afërsin e shtëpive në këtë zonë.

Kjo hapësirë duhet të shihet si mundësi për zhvillim në të ardhmën dhe jo për grumbullimin e mbeturinave sanitare.

Mbi dhjetra mesazhe kam paranuar vetëm sot nga shumë banorë të fshatit Ribar i Madh dhe jo vetëm duke shprehur zhgenjim për këtë vendim, dhe gadishmërisë për të kundërshtuar.

Do të kundërshojmë me qdo mjet demoraktik që kjo zonë mos të shëndrrohet si zonë e mbeturinave.

Po ashtu i bashkohem kundërshtimit nga antarët e Kuvendit Komunal në Lipjan, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me ndërtimin e një deponie sanitare të re në territorin e Komunës së Lipjanit, konkretisht në zonën kadastrale në Poturovc, Ribar i Madh dhe Qylagë.
Me respekt:
Herolind Kozhani

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...