Kuvendi Komunës së Lipjanit miraton propozimin për kundërshtimin e vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me ndërtimin e një deponie sanitare të re në territorin e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Me iniciativën e grupit parlamentar të LDK-së, sot në Kuvendin Komunal të Lipjanit u mbajt seancë e jashtëzakonshme për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me ndërtimin e një deponie sanitare të re në territorin e Komunës së Lipjanit, konkretisht në zonën kadastrale në Poturovc, Ribar i Madh dhe Qylagë, njofton Komuna e Lipjanit.

Armend Grajqevci, iniciues i seancës, theksoi se për banorët e kësaj zone, vendosja e deponisë në mes të fshatrave është e papranueshme dhe e dëmshme, pasi do të ketë ndikime negative në jetën e qytetarëve të fshatrave përreth kësaj deponie. Ai kërkoi nga asamblistët që të reagojnë si Kuvend dhe të kundërshtojnë ndërtimin e kësaj deponie. Grajqevci theksoi se Qeveria, në vend të investimeve në projekte, nuk duhet të na dhurojë deponi mbeturinash.

Gjatë kësaj seance, në fjalën e tij, kryetari Ahmeti theksoi qartë qëndrimin e tij, se ndërtimi i kësaj deponie të re sanitare bie ndesh me interesat zhvillimore të kësaj zone.

“Përderisa unë të jem kryetar i kësaj komune, nuk do të pranoj kurrë që të ndërtohet një deponi e tillë. Me përgjegjësitë që na jep ligji, nuk e pranojmë këtë projekt për shumë arsye. Synimi ynë është që në atë zonë të krijohet një hapësirë e biznesit për zhvillimin afatgjatë. Prandaj, vendosja e një deponie sanitare në kufijtë kadastralë të kësaj zone është dëshmi e mungesës së një vizioni të qartë të qeverisë për zhvillimin e Komunës tonë,” – tha kryetari Ahmeti.

Ai po ashtu tha se ky vendim i Qeverisë për ndërtimin e deponisë sanitare në mes të fshatrave do të ndikojë negativisht në jetën dhe mirëqenien e fshatrave në atë rajon. Pa asnjë konsultim me banorët as me zyrtarët e Komunës, dhe në kundërshtim me Planin Hapësinor të Kosovës, ky vendim është tërësisht i papranueshëm dhe kundërligjor.

“Në vend që për këtë temë të ngrejnë zërin deputetët dhe përfaqësuesit e Komunës sonë në pushtetin aktual në nivel qendror, ata sjellin këtë dhuratë ‘mbeturina’ për qytetarët tanë, në vend të projekteve zhvillimore,” – shtoi kryetari Ahmeti.

Kryetari Ahmeti apeloi për unitet të plotë në qëndrimet kundërshtuese ndaj këtij projekti dhe kërkoi që si kuvend, si ekzekutiv dhe si qytetarë, të përdorim çdo mjet dhe kompetencë ligjore për të reaguar.

“E ardhmja e atij rajoni varet nga ky vendim i qeverisë. Ne duhet të reagojmë ashpër dhe me forcë të plotë për të pamundësuar realizimin e këtij projekti, i cili do të vështirësonte jetën e qytetarëve në atë zonë dhe do të ndikonte negativisht në gjithë Komunën e Lipjanit. Është detyrë e të gjithëve, pa dallime politike, të mbrojmë interesin e përbashkët,” – theksoi kryetari Ahmeti.

Përfundimisht, kuvendi i Komunës së Lipjanit ka vendosur të qëndrojë i vendosur kundër ndërtimit të kësaj deponie, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së zhvillimit afatgjatë të komunës dhe jetës së qytetarëve të saj.

Gjatë kësaj seance, të gjithë asamblistët e pranishëm miratuan propozimin për kundërshtimin e këtij vendimi me 23 vota pro.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...