Ymer Troshupa: Reagim dhe Ftesë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Nga Ymer Troshupa

Qeveria e Kosovës është në fazën e vendimit që në trekëndëshin Ribari Madh, Qylagë e Poturovc aty ku është investuar për zonë biznesi dhe është vendi afër parkut Nacional Blinaja të vendoset deponi regjionale e mbeturinave.

Qytetarë të nderuar, udhëheqësi e të gjithë ju që keni vëmendje e vizion, kategorikisht duhet ta kundërshtojmë dhe të mos lejojmë një gjë të tillë.

Qeveria kurti dhe deputeti i tanishëm nga Lipjani me tendencë e qëllime dashakeqe po tentojnë një gjë të tillë po nxitin situaten dhe po thërrasin në incidente.

Ne e kemi obligim të reagojmë me paqe e duke respektuar parimet e demokracisë, por nëse qeveria nuk zbrapset nga ky vendim, ne detyrohemi të i radikalozojmë masat dhe të kalojmë në një stad tjetër të kundërshtimit.

Lidhur me këtë situatë sot Kuvendi Komunal në Lipjan ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, ku lidhur me këtë situatë janë pajtuar edhe partitë opozitare PDK e AAK përveq lëvizjes vetvendosje që e kanë lëshuar edhe mbledhjen.

Ata rrotulluan mjetet e Eulex-it
Ne do të ua rrotullojmë mjetet e kompanisë.

Diktatura nuk kalon.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...