Këta janë kandidatët për deputet nga PDK-Lipjan

PUBLIKUAR

PDK Lipjan ka konfirmuar se Rashit Qalaj, Hyzer Rizani, dhe Majlinda Hajrullahu do të jenë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në Lipjan.

Postimi plotë nga PDK-Lipjan

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, Dega në Lipjan!
Të nderuar qytetarë të Komunës së Lipjanit!

PDK, me listën e saj për deputetë, na ka bërë krenarë, na ka bërë të ndihemi të pakonkurrencë dhe fitues të zgjedhjeve parlamentare!

Listës së kandidatëve për deputetë nga PDK-ja i prin njeriu që është shpresa për Kosovën, besimi ynë në shtet – Bedri Hamza, kandidati për Kryeministër.

Lista e PDK-së është një listë me emra të veçantë, të cilët përfaqësojnë vlera të larta patriotike dhe profesionale. Këto janë vlera që ne duhet t’i avancojmë për të mirën e vetes, familjes, komunës dhe shtetit, duke i votuar më 9 shkurt!

Votimi i kandidatëve të PDK-së është votë për të na përfaqësuar në ruajtjen, zhvillimin dhe avancimin e shtetit tonë, për të cilin u sakrifikuam në burgjet serbo-sllave, lamë gjymtyrët e trupit, derdhëm shumë gjak dhe vuajtëm si popull.

Strukturat e PDK-së në Lipjan, përfaqësohemi nga pesë kandidatë që na nderojnë:
• Bedri Hamza – 01
• Memli Krasniqi – 02
• Rashit Qalaj – 26
• Hyzer Rizani – 60
• Majlinda Hajrullahu – 76

Kandidatët e Degës së PDK-së janë ndër më të mirët, më të përkushtuarit dhe profesionistët e dalluar që na nderojnë si:
1. Bedri Hamza – Ekonomist i shquar, ligjërues universitar, me përvojë menaxhuese si Ministër i Financave dhe udhëheqës i BQK-së, si dhe Kryetar i Komunës. Kandidati ynë për Kryeministër!
2. Memli Krasniqi – Kryetar i PDK-së, ish-Ministër, një politikan me përvojë dhe menaxhues i jashtëzakonshëm.
3. Hyzer Rizani – Kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan, ligjërues, profesor universitar dhe doktor shkence.
4. Rashit Qalaj – Ekspert në fushën e sigurisë, ish-Drejtor i Policisë së Kosovës, magjistër në menaxhim dhe veteran i luftës.
5. Majlinda Hajrullahu – Profesioniste e arsimit, mësimdhënëse e nderuar, me master në menaxhim dhe në trashëgimi kulturore.

Tani është momenti, të nderuar simpatizantë dhe anëtarë të PDK-së, Dega në Lipjan, të punojmë me përkushtim dhe përqendrim për fitore, duke i bërë të ndihen krenarë edhe udhëheqësit tanë, që padrejtësisht janë duke vuajtur në burgun e Hagës. Le t’i bëjmë krenarë Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli dhe Jakup Krasniqin me fitoren tonë – me fitoren e PDK-së!

Mundemi më mirë!

Shefi i Shtabit të Degës së PDK-së, Lipjan
Shukri Buja

SHIKO MË SHUMË

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...