Janjevë – Prishtinë, nga dita e hënë fillon qarkullimi i linjës së re të autobusit

PUBLIKUAR

 

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar  se nga sot, Janjeva dhe Prishtina janë edhe më afër njëra-tjetrës, pas kërkesave të shumta nga banorët e Janjevës dhe bashkëpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Komunës së Prishtinës, sot është nënshkruar marrëveshja për linjën e re të transportit publik që lidh Janjevën me kryeqytetin.

“Dëshiroj të shpreh falënderimin tim të veçantë për Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar në realizimin e kësaj kërkese, si dhe për gatishmërinë e tij për të forcuar bashkëpunimin mes dy komunave. Autobusët 🚌 do të qarkullojnë me katër linja ditore nga Janjeva për në Prishtinë” ka shkruar Kryetari Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...